![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një mjek sirian i njohur si Sadzul Islami, i cili ka regjistruar momentin e arritjes së disa personave që kishin marrë plagë në sulmin me armë kimike që ndodhi javën e kaluar në Idlib, ka thënë se pacientët nuk ndërruan jetë nga sulmi kimik.
I kualifikuar si mjek i përgjithshëm në Britani, por që në mënyrë vullnetare ka shkuar në Siri për të ndihmuar në spitale, ai ka thënë se plagët e pacientëve tregojnë se gazi i përdorur në sulm është i panjohur dhe se nuk e ka hasur asnjëherë deri më tani tek të plagosurit që ka kuruar.
Sipas tij, gazi i përdorur në sulmin ku vdiqën 80 civil në mesin e tyre edhe 20 fëmijë, është një lloj armë e re, për të cilën askush nuk e di.
“Sulmi kimik që ndodhi në Idlib nuk është siç raportohet. Ne kemi pothuajse çdo ditë sulme të tilla, por vetëm me gaz në masë më të vogël. Ju lutem u bëjë thirrje të gjithëve të bëni diçka të ndalni këtë luftë, sepse janë duke e pësuar civilët e pafajshëm”, – ka thënë mjeku sirian.