![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka pritur një delegacion të kryesuar nga Gjeneral Gennaro Capoluongo, Drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë italiane, zv/Drejtorin e Shërbimit të bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Kolonel Sandro De Angelis, Drejtuesin e Zyrës Ndërlidhëse INTERFORZE, Giovanni Conti si dhe Drejtuesin e Misionit PAMECA IV, Giorgio Butini.
Xhafaj parashtroi prioritetet e detyrës së tij, si dhe falënderoi palën italiane për kontributin e vazhdueshëm që jep për vendin tonë, veçanërisht mbështetjen ndaj strukturave të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjeneral Capoluongo vlerësoi pozitivisht prioritetet e prezantuara dhe bashkëpunimin shumë të mirë që ka pasur në këto vitet e fundit me autoritetet shqiptare.
Ai, ritheksoi se Italia do ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për përmbushjen e angazhimeve, të cilat janë me interes të përbashkët.
Xhafaj theksoi nevojën urgjente të nisjes së operacioneve të përbashkëta në luftën kundër kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe për goditjen e grupeve kriminale në këtë fazë.
U diskutua gjithashtu, nevoja për intesifikimin e shkëmbimet të informacionit në kohë reale dhe pjesëmarrja në hetime të përbashkëta, në mënyrë që lufta kundër kriminalitetit të jetë sa më efikase dhe e koordinuar.
Gjeneral Capoluongo, shprehu gatishmërinë edhe për organizimin e trajnimeve të përbashkëta në nivel ekspertësh nga pala italiane, me qëllim rritjen e profesionalizmit në kryerjen e hetimeve nga ana e Policisë së Shtetit me standardet më të larta evropiane.
Në takim u shpreh vullneti për konkretizimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore të të dy vendeve.