![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Zbulohet një unazë ndërkombëtare nga roja bregdetare e Greqisë, që ka transportuar drogë në sasi të mëdha nga Shqipëria në Itali, duke përdorur gomone me shpejtësi të madhe.
Roja bregdetare greke tha se njësia për luftimin e drogës i ka arrestuar pesë shqiptarë dhe dy grekë e i ka konfiskuar 1.5 tone kanabisi i papërpunuar në dy anije, duke vlerësuar se ky grup kishte bërë “shumë miliona euro”, raporton agjencia Reuters nga Athina.
Ndërkohë mediat greke raportojnë se në banesën e një prej grekëve të arrestuar sot, janë zbuluar 10.000 euro.
Bashkë me kanabisin u sekuestruan 2 gomone, 1800 euro dhe 13 celularë.
Hetimi dymujor, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Italisë, ka gjetur se kjo unazë e kontrabandistëve kishte blerë sasi të mëdha të drogës në Shqipëri dhe i kishte transportuar me anije të modifikuara me shpejtësi të madhe në bregdetin italian, thuhet në njoftimin e Rojës bregdetare të Greqisë.
Sipas hetimit, gomonia ishte parë nga helikopteri i policisë greke teksa drejtohej bosh për në brigjet shqiptare dhe pas 1 ore, gomonia është nisur e ngarkuar drejt brigjeve italiane.