Një milion euro për një leje ndërtimi. Në operacion e koduar “LUCIA” në pranga ka përfunduar një 41-vjeçar.
Klodian Ciruna, i dënuar më parë për mashtrim është vënë në pranga.
Ai u ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 milion Euro, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).
Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.