![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
“Nivelet e besimit mes Moskës dhe Uashingtoni janë përkeqësuar qëkur Donald Trump mori detyrën e presidentit të SHBA-së”. Një deklaratë të tillë e ka dhënë vetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një interviste të publikuar sot në median e huaj.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet me Trump, Putin ishte i prerë. “Niveli i besimit në raportet e punës dhe veçanërisht për ato ushtarake, nuk është përmirësuar, por ka shënuar përkeqësim.”
Ndërsa kur u pyet për akuzat se qeveria siriane kreu sulm me armë kimike në provincën Idlib, Putin tha se Damasku ka hequr dorë nga stoku i armëve kimike.
Shfaq Komentet (0)