Nostalgji

Nostalgji/ Pse mendohen djemtë e “Burn”? Sali Berisha dhe magjia e “Rally Albania”

16:00 - 07.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Pse mendohen djemtë e “Burn”? Magjia e “Rally Albania 2010”




Pse mendohen djemtë e “Burn”?

Kanë qenë edhe ata pjesë e aktivitetit të zhvilluar me rastin e ditës kushtuar mjedisit tek Amfiteatri. E teksa qëndronin në pritje paparaci ynë i ka fokusuar duke ndenjur të menduar. Po mendonin për aktivitetin në fjalë, mënyrën se si do të performonin, apo për mbrëmjen e rradhës ku këndojnë si zakonisht për kënaqësi të fansave? Të lodhur paksa nga temperaturat e larta që po ofron këto ditë kryeqyteti, ata janë ulur tek disa drurë të prerë me shishe uji me vete. Po pjesa tjetër e grupit? Ndoshta po kërkojnë anëtarin tjetër i cili ndoshta ka përfituar nga pak kohë e lirë për të kryer ndonjë punë ‘urgjente’.

 

Magjia e “Rally Albania 2010”
Rally Albania 2010″ startoi të hënën që lamë pas, ndërsa gjatë kësaj jave jehona e garës së rrezikshme është bërë më e madhe, kjo edhe për shkak të incidenteve, por edhe të një vëmendjeje të opinionit publik. Në fakt që në nisje të kësaj gare, ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, u parashikua ritmi që do të shkaktonte gara e dyta më e madhe në Ballkan. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e 260 garuesve nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër dhe Shqipëri, mes të cilëve Mazhacek, 5 herë kampion në garën Rally “Paris – Dakar” në motocross. Gjithashtu ka marrë pjesë edhe një ekip pjesëmarrës me makinë 4×4 në garën “Rally Paris-Dakar”, apo edhe kampioni i Europës për motocross në vitin 2009. Gara e makinave “Rally Albania 2010”, e cila organizohet nga “Motorsport Club Albania”, nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe ka si itinerar përshkimin e 60 për qind të territorit të vendit.

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.