Misteret e magjisë asnjëherë nuk janë zgjidhur. Në jo pak raste dëgjojmë këtij i kanë bërë magji, ndaj nuk i ecën etj., por asnjëherë nuk është kuptuar se si. Magjia duket që ka ekzistuar prej mijëra vitesh duke përdorur energjinë negative për t’i bërë keq njerëzve që nuk i duam, ndërsa ka dy lloj magjish, e bardha dhe e zeza.
Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve. Shpeshherë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.
Personat që besojnë tek magjitë shprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit. Nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Shpuarje në pjesët e trupit. Vështirësi në të ecur. Dhimbje në fund të shpinës, dhimbje në shputat e këmbëve, dhimbje koke të vazhdueshme, vështirësi në frymëmarrje.
Shkëlqim i lartë në sy. Dëgjimi i zërave të pakuptueshëm. Ndjesia që po kontrollohesh. Ndjesia se po të thërrasin. Ëndrra të trishtueshme, veçanërisht me qen, gjarpërinj apo mace. Njolla në trup. Dyshim në çdo gjë. Harresa e tepërt. Humbja e dëshirës për të punuar. Humbja e dëshirës për të qëndruar me njerëz. Rrahje e shpejtë e zemrës e papritur. Fillosh të qash pa shkak, etj.
Shumë persona me këto simptoma shkojnë tek mjeku por nuk gjejnë zgjidhje, edhe pse shpesh herë faji i lihet stresit të lartë. Shumë persona shpesh herë shprehen se nuk besojnë në magji, megjithatë përsëri kanë frikë prej saj.