AKTUALITET

Show me policinë! Në kërkim të të fortëve dhe ata vrasin në ish-bllok

14:03 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër publiku do njihet me një tjetër operacion. Operacionet do të vazhdojnë deri në kapjen e të fortit të fundit. I forti t’a kuptojë se s’ka të fortë në këtë vend. Do t’i vëmë në rresht. Ka vetëm një vend për t’a, aty ku shkuan sot, dhe aty ku do të shkojnë të gjithë ata që s’iu binden rregullave. Këta fiset kanë makina e muskulatura të zhvilluara do të mbarojnë në këtë vend. Kjo është histori që vazhdon prej vitesh, tani shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari.




Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, të hënën, ku paralajmëronte arrestimin e të fortëve, dhe atyre që janë në majat e krimit të organizuar. Por në fakt nuk rezultoi aspak e tillë. Teksa të gjithë prisnin të dëgjonin arrestimin e të paktën Klement Balilit, kaq shumë i përfolur, drejtori i policisë së Shtetit nëpërmjet ERTV-së (Televizion i kryeministrit në rrjetet sociale) doli dhe foli për operacione që janë zhvilluar, por pa dhënë detaje se kush përfundoi në pranga.

Përveç propagandës, kryepolici tha se në operacionin e fundit “Vol-Vo 4”, nuk pati asnjë dekonspirim, megjithëse për laboratorin e heroinës ata që janë në rol drejtues, tani janë në arrati.

Sot jam përballë jush dhe qytetarëve, për t’ju informuar dhe bërë me dije rezultatet e para të një tjetër Operacioni me shumë rëndësi, në të cilin është angazhuar Policia e Shtetit në të gjithë territorin e vendit. Që nga mesi i muajit shtator në zbatim të një porosie të Kryeministrit të vendit dhe me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Policia e Shtetit programoi zhvillimin e një operacioni kontrolli, parandalimi dhe ndëshkimi në territor. Nga Drejtoritë Vendore të Policisë së qarqeve fillimisht u hartuan lista nga çdo Komisariat dhe Zonë Policore, individët me precedentë kriminal, me rrezikshmëri shoqërore si dhe individët problematikë me sjelljet e tyre të dhunshme në mjediset tona shoqërore”, deklaroi kryepolici.

Por në fakt, për ata që kanë pak kujtesë, ndërkohë që policia bënte aksione anë e mbanë vendit, sipas drejtorit të Policisë, në ish-Bllok në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit ndodhi një përplasje me armë zjarri. Pati një viktimë dhe dy të tjerë të plagosur, por akoma më shumë që personazhet që morën pjesë ishin në kërkim nga policia dhe ata pinin kafe në zonën e ish-Bllokut.

Tani ju ftoj në ekranin krah meje të ndjekim 2 video të shkurtra, që prezantojnë shkurt dhe me pamje, pjesë nga puna e forcave policore në territor gjatë Operacionit policor “Ndëshkimi i “Të fortëve”. Më konkretisht, gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në territor në kuadrin e Operacionit policor “Ndëshkimi i “Të fortëve”, nga strukturat vendore të Policisë janë kryer kontrolle për personat me precedentë kriminal aktiv, personat në kërkim dhe personat si prishës sistematik të rendit publik. Këto janë disa nga rezultatet në tregues konkret, gjatë këtyre javëve të veprimit të operacionit në territor”, theksoi me potencë, Drejtori i Policisë së Shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.