Nostalgji

Nostalgji/ Çfarë po i thotë Sina Bogdanit? Mania e celularëve që i kushtoi stolin

16:00 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Çfarë po i thotë Sina Bogdanit? Mania e celularëve që i kushtoi stolin




Çfarë po i thotë Sina Bogdanit?
Para sfidës me Uzbekistanin, Kombëtarja ka bërë “xing” me ekipin e Tiranës, i cili po stërvitej në fushën stërvitore Skënder Halili. Kapiteni i Tiranës, Ervis Sina është takuar me sulmuesin e kombëtares, Erjon Bogdani. Të dy duken të qeshur në foto.
Kushedi ndoshta Sina po i bën një ofertë sulmuesit t’i bashkohet bardhebluve. Shtatëlartit të Kombëtares nuk i ka ecur shumë kohët e fundit, duke qenë se ka përfunduar të luajë në serinë “C” në Itali. Po nga ana tjetër, pistoni bardheblu tani është bërë për t’u quajtur ish-pistoni, duke qenë se dhe eksperienca e gjatë mbi shpatulla po i rëndon aq shumë sa pesha e saj, po e pengon të vrapojë si 10 vite më parë. Megjithëse aktualisht, jo në formën e tyre më të mirë, Sina e Bogdani mbeten legjendat e futbollit shqiptar.

Mania e celularëve që i kushtoi stolin
Lojtarët e kombëtares sonë mund të quhen vërtet me fat: para ndeshjes ata mund të përdorin celularët. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por ka kolegë të tyre që kjo gjë mund t’u duket luks. Po ikni flisni me futbollistët e “Partizanit” ose dhe me të tjerë ekipe të kampionatit shqiptar. Një ditë para ndeshjes telefonat celularë të futbollistëve fiken të gjithë dhe mblidhen në një qese nga presidentët e klubeve. Dyshimet për trukim të ndeshjeve i kanë shtyrë këta drejtues të ekipeve të “sekuestrojnë” të gjithë telefonat, kështu futbollistët nuk kanë mundësi të komunikojnë me askënd. As me bastexhinjtë e as me familjen. Fatkeqësisht, këtë truk nuk e mësoi dot ish-trajneri i kombëtares, Oto Bariç. Po ta dinte, me siguri do t’i kishte sekuestruar edhe ai celularët e futbollistëve tanë para ndeshjes me Bjellorusinë, të cilën e humbëm 2-4 në Tiranë dhe para asaj me Rumaninë ku dështuam me sukses me rezultatin 6 me 1. Kjo “injorancë” e tij, i kushtoi pankinën trajnerit Bariç.

Ky shkrim u botua më 14 gusht 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.