![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Zajmina Vasjari prej kohësh është shkëputur nga skena e muzikës shqiptare. Arsyeja është fare e thjeshtë. Ajo po përjeton një lidhje të fortë dashurie ku edhe së fundmi është kurorëzuar me fejesë. Në një intervistë të bërë nga “Thumb” Zajmina është shprehur e rezervuar në lidhje me marrëdhënien që ka me familjen e të fejuarit: “Nuk kam shumë dëshirë të flas për marrëdhëniet e familjes. Vjehrri dhe vjehrra ime nuk jetojnë në Shqipëri, jetojnë jashtë, në Itali. Megjithatë, kam një marrëdhënie shumë të mirë….” Drejtueset e “Thumb” nuk kanë harruar ta thumbojnë në lidhje dhe me faktin nëse ndihet me fat që prindërit e partnerit nuk jetojnë me të. Ajo duke qeshur është shprehur : “Njësoj është, edhe po të ishin këtu. Do ishin mësuar me mua. Unë derën e kam të hapur .”