Interpelancë në parlament rrëfehet misteri i rrënimit të armatës shqiptare
Kështu u shkatërrua ushtria
Vukaj: Ishte përgatitur një sulm për të shtypur Vlorën
Tiranë – Misteri i shkatërrimit të ushtrisë shqiptare. Dëmet e llogaritura në miliarda lekë. Bilance të rënduara në depot e repartit ushtarak si dhe akuza për armatosje të militantëve të PD. Ja për çfarë foli dje ministri i Mbrojtjes Shaqir Vukaj. Platforma e ardhshme e ushtrisë risktrukturimi i reparteve si dhe futja në këtë sektor e koncepteve moderne ushtarake. Kanë qenë ndërkohë disa nga momente e tjera gjatë interpelancës së Vukajt para deputetëve. Ministri anashkaloi komentet e kërkuara nga salla mbi parardhësin e tij por pohoi se disponoi dokumente tepër sekrete mbi ata qe ai e quajti operacion mësymes ndaj Vlorës. Numri i një i ushtrisë shqiptare konfirmoi se gjatë krizës në Shqipëri janë shkatërruar pothuajse të gjitha armatimet e lehta, flota ushtarake si dhe pjesërisht armatimi i rëndë. Ai tha se gjatë kohës së tij në këtë post janë shkatërruar vetëm tre reparte ushtarake.