Mjeku , Codomer Pilar Franch, nga departamenti i pediatrisë, obstetrise dhe gjinekologjisë, pranë Universitetit të Valencias në spanjë mbështet idenë se antioksidantët që gjenden tek birra, ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira (molekulat e përgjegjshme për plakjen e lëkures si dhe për disa sëmundje), duke zbehur rrudhat si dhe duke ulur riskun e shfaqjes së tyre.
Birra përmban elemente si vitamina B, acidi folik(B1,B2.B12), si dhe një grup antioksidantësh natyralë që gjenden edhe në fruta dhe perime.
Të kuptojmë radikalet e lira
Radikalet e lira gjenden nëpër të gjithë trupin tonë dhe nuk ekziston ende një mënyrë efikase për t’u çliruar totalisht prej tyre.Të gjitha qelizat e trupit tonë janë të ndërtuara nga molekula. Këto molekula janë atome që lidhen bashkë përmes lidhjeve kimike mes protoneve dhe elektroneve .
Disa nga këto lidhje nuk janë shumë rezistente dhe duke qenë jo shumë rezistente nga këto lidhje çlirohen elektrone të cilat veprojnë si radikale të lira. Në mënyrë që të krijojnë qendrueshmëri, radikalet e lira kërkojnë diçka nga trupi ynë. Në këtë mënyrë ato dëmtojnë protonet e qelizave të shëndetshme dhe kjo bën që të shtohet numri i radikaleve të lira.
Zinxhiri i radikaleve të lira sulmon qelizat e shëndetshme, duke dëmtuar trupin tonë në shumë forma. Radikalet e lira janë përgjegjëse për nivelin e oksidimit, shfaqjen e rrudhave si dhe për dobësimin e kockave