Një pjesë e mirë e njerëzve sapo hapin sytë, e nisin ditën duke bërë një gotë me ujë. Përveçse një nevojë fizike, një veprim i tillë, sjell një sërë dobish për trupin e njeriut.
Kjo pasi, për shkak të orëve të gjata të gjumit, trupi dehidratohet. Në këtë mënyrë me anë të ujit, çdo pjesë e trupit nxitet të funksionojë më mirë.
Nëpërmjet ujit, nxitet qarkullimi i oksigjenit dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të gjakut. Po ashtu nëpërmjet ujit në mëngjes, pastrohen zorrët dhe stimulohet tretja.
Një tjetër dobi e ujit esëll është edhe funksionimi i mirë i veshkave. Pasi të keni pirë ujë, duhet të prisni rreth 45 minuta, para se të hani mëngjes.
Shfaq Komentet (0)