AKTUALITET

“Magjistari” mbetet në burg, e pret vendimin me buzëqeshje

14:44 - 17.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili doli i buzëqeshur nga qelia e paraburgimit në Policinë e Tiranës, rreth orës 13:33 të kësaj të enjteje.




Po ashtu dhe masën “arrest me burg”, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai e priti me buzëqeshje.

Por për avokatin e tij, Theodhori Sollaku  tha në dalje të gjykatës se nuk ka prova ndaj Balilit.

“Nuk ka asnjë provë direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili të jetë i përfshirë në trafikimin e 600 kilogramë lëndë narkotike”, ka thënë Sollaku.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në polici, pas një operacioni dymujor që i ngushtoi lakun trafikantit në kërkim.

Balili u dorëzua nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”.

“Der Spiegel”: Balili i lidhur me politikanët shqiptarë. Sillte drogë nga Amerika Latine në Evropë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.