Presidenti Ilir Meta i ka propozuar Kuvendit, emerimin e Bahri Shaqirit në postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sipas kreut të shtetit, z.Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për tu emeruar në pozicionin e drejtuesit të KLSH.
Meta në letren-propozim drejtuar kuvendit, shton se kandidatura e Bahri Shaqirit është e duhura pasi ai ka edhe eksperiencën në drejtimin e institucioneve dhe se ka patur bashkëpunim të shkelqyer me partneret ndërkombëtare në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko-financiar.
Presidenti shpreh bindjen se falë eksperiencës 26 vjecare tek Ministria e Financave, SHISH, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit e Infrastrukturës dhe së fundmi në Presidencë, Shaqiri ka akumuluar njohurite e duhura në fushën e ligjitg dhe të auditimit për të garantuar drejtimin professional të KLSH si institucion të pavarur.