Menjëherë pas ultimiatumit të vendosur nga Ambasada amerikane në Kosovë për heqjen e taksës ndaj Serbisë ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Haradinaj u shpreh i gatshëm që të heqë taksën ndaj Serbisë por me kusht njohjen e Kosovës.
“Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar për të pezulluar taksën nëse ka gatishmëri për tu rregulluar marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”, u shpreh Haradinaj.