BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji / Ku e ka Klosi Norën? Kur vera shijohet në heshtje

16:00 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  PAPARAC / Ku e ka Klosi Norën? Kur vera shijohet në heshtje





Kur vera shijohet në heshtje
Ja tek shohim deputeten e Partisë Social-Demokrate, Diana Çuli dhe deputetin Ylli Bufi, teksa janë duke shijuar nga një gotë verë. E padyshim vera e kuqe hyn në preferencat e tyre, pasi përpara kanë pasur edhe atë të bardhë, por kjo u ka shijuar më shumë. Kanë qenë fjalëpakë dhe nuk kanë folur shumë me njëri-tjetrin dhe siç e shihni edhe nga kjo foto, kanë preferuar ta shijojnë verën në heshtje. Sa vjeçare duhet të jetë ajo? Këtë nuk besojmë se e kanë gjetur…


Sa xhentil ky Dokle…!
Vërejeni deputetin Namik Dokle sa i përkushtuar është ndaj asaj që bën! Janë mbledhur në një festë të organizuar diku në periferi të Tiranës për të festuar ditën e Gruas, 8 Marsin, dhe meshkujt kanë qenë ‘në shërbim’ të grave në këtë mbrëmje të organizuar në mënyrë kaq elegante. Ja tek shohim deputetin e Partisë Socialiste Namik Dokle se me sa përkushtim po e shërben verën e kuqe për zonjat, të cilat për hir të së vërtetës po e ndjejnë veten shumë të përkëdhelura teksa janë në qendër të vëmendjes. Dhe servirja ka qenë e përkryer deri në fund, ndërsa Dokle është ulur më pas në tryezë bashkë me to duke biseduar.


Lajla me lejla
Në fakt gjithmonë shquhet për veshjet e saj disi të ‘çuditshme’, ku ajo që të bie më shumë në sy janë ngjyrat. Këtë herë deputetja Lajla Përnaska ka zgjedhur ngjyrën lejla. Një xhaketë e tillë e kombinuar me një tjetër nuancë lejlaje të shallit dhe një këmishë që i shkon për shtat. Dhe kështu Lajla ndihet mirë, më e gjallë dhe më në formë. Ndoshta e kritikuar shpesh nga të tjerët për mënyrën e veshjes, por në fund të fundit ç’rëndësi ka: “Lajla ka qejfin e saj”!


Ku e ka Klosi Norën?
Në fakt kjo ka qenë një festë e organizuar nga Partia Socialiste për të gjitha zonjat në ditën e 8 Marsit, dhe si e tillë ka mbetur një festë prej kolegësh. Ja pse deputeti Klosi ndodhet i vetëm në këtë festë, dhe thjesht për t’ua bërë qejfin grave-kolege. Sa për bashkëshorten e tij Norën, patjetër që urimin dhe dhuratën përkatëse do ia ketë dhënë, ndërkohë që më pas e ka lënë të festojë me mikeshat apo të afërmet e saj. Klosi në këtë foto është i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ky shkrim u botua më 14 Mars 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.