E ndërsa nesër do të zhvillohet protesta e opozitës para Parlamentit të Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e policisë se ka urdhëruar postblloqe për të penguar ardhjen e protestuesve.
Duke iu referuar mesazhit të oficerit dixhital, Berisha shkruan se Ardi Veliu ka urdhëruar që më 3 mars 2019 nga ora 12:00 e datës 4 mars e në vazhdim nga të gjitha Komisariatet e Policisë do të ngrihen postblloqe për të penguar ardhjen e protestuesve në Tiranë.
Postimi i Berishës
Kakistokracia po ngordh nga frika!
Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe dhe pengesa ne mbare vendin per te ardhur ne Tirane.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital mbi urdherin e badiguardit te Balilit. sb
Mirembrema Doktor.Sipas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise date 3 mars 2019 nga ora 12 e dates 4 mars e ne vazhdim nga te gjitha Komisariatet e Policise do te ngrihen postoblloqe per te penguar ardhjen e protestuesve ne Tirane.