Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit në të cilin u gjetën 613 kg kokainë, ka kërkuar azil në Gjermani.
Lajmi është bërë i ditur për “News24” nga burime konfidenciale, duke shtuar se kërkesa e Arbër Çekajt po shqyrtohet nga Gjykata e Essen.
Sasia e lëndës narkotike e fshehur mes bananeve u zbulua me 27 shkurt 2018 , ndërsa Çekaj është pronar i kompanisë që porositi kontejnerët e bananeve.
Shtetasi Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani.
Shfaq Komentet (0)