Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në Faceëbook. Kryedemokrati duke iu referuar protestës shprehet se opozita e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj dhe se kryeministri është kapur duke vjedhur.
Statusi i Bashës
Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa
Shfaq Komentet (0)