Kreu i qeverisë, Edi Rama ka lajmëruar edhe më herët se ndaj mediave online nuk do të jenë më fjalët mbrojtëse, por një ligj.
Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Rama tha se do të marrin fund shpifjet që po sakatojnë të madh e të vogël në emër të lirisë.
“Ne do të vimë shumë shpejt me ligjin kundër shpifjes dhe për të rregulluar të gjithë aktivitetin e mediave online. Nuk mundet dot të vazhdojmë të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë, të sajojë, të na futet nëpër shpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë. Këtu do të vimë shumë shpejt, kemi punuar edhe me OSBE dhe do të vijmë në paralment me një draft e do të kërkojmë të shtrëngohet qartë me ligj rrthi I atyre që ë kanë kthyer botën mediatike në llum”, deklaroi Rama.