Vincent është një mi që shkon në shkolla dhe biblioteka për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë për të lexuar. Ai nuk është një mi gjeni që mund të shqiptojë tinguj, apo ka njohuri mbi rregullat gramatikore. Ndihma e tij konsiston në një tjetër pikë. Ai është aty për t’iu qëndruar pranë vogëlushëve që kanë nevojë për vetëbesim kur u duhet të lexojnë me zë të lartë.
Miu Vincent qëndron me vogëlushët për aq kohë sa ata kanë nevojë, teksa me pasiguri nisin të lexojnë librin e tyre të preferuar. Ajo që e bën të veçantë këtë mi është se ai nuk u bën vërejtje fëmijëve kur gabojnë, ai është aty për t’i mbështetur.
Pronari i miut Vincent, shprehet. “Po ta mendosh mirë, nëse dikush ju korrigjon teksa lexoni me zë të lartë, kjo bëhet bezdisëse dhe ju bie vetbesimi që ta provoni sërish me dëshirë”.