Ndërron jetë në moshën 83 vjeçrae diplomati austriak, Albert Rohan. Lajmin për vdekjen e deplomatit e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë. Rohan së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës. “Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg.
Në njoftimin e ministrisë, thuhet se Rohani, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon. Rohan i është bashkuar shërbimit diplomatik të Austrisë në vitin 1963 dhe ka shërbyer, mes tjerash, në ambasadat e Austrisë në Londër dhe Beograd.
“Ai do të kujtohet për aftësitë e tij të veçanta diplomatike dhe intelektuale, nga i cili kam mësuar shumë për artin e të negociuarit”, është shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enever Hoxhaj në Twitter.