Ndërsa në Tiranë janë pozicionuar në pole të kundërta, kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë takuar sot në Kosovë në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë. Rama kërkon shkarkimin e presidentit por ndërsa ishim në Kosovë, ka shtrënguar dorën me kreun e shtetit.
Por pas atij momenti “miqësor” Rama i është rikthyer marrëdhnies së mëparshme me Metën. Kreu i qeverisë ka publikur me video një pjesë të fjalës së Metës të datës 8 qershor, ku ai parashtronte arsyet se përse duhen shtyrë zgjedhjet, si dhe fjalën e Presidentit të KE, Jean Claude Juncker, i cili tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen.
Në video Rama ngre pyetjen: Kujt i besoni, Metës apo Juncer? Ndërsa në pëshkrimin e saj ka shkruar vetëm dy fjalë: “Pa koment.”
“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, tha Meta dje në konferencën e dytë të jashtëzakonshme.
“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, u shpreh Juncker në Bruksel.