FOTO - GALERI

Uiski ishte çelësi i jetëgjatësisë, vdes në moshën 112-vjeçare me e vjetra e vendit

12:27 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo njihej nga miqtë si fantastikja Grace. Gjatë jetës së saj pa të ndërrohen 26 kryeministra, 5 monarkë si dhe jetoi dy luftra botërore.




Bëhet fjalë për Grace Jones, gruan që deri dje njihej si njeriu më i vjetër në Britaninë e madhe. Fantastikja Garce ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare.

Ajo lindi në Liverpul më 17 shtator të vitit 1906, 5 vite pas vdekjes së Mbretëreshës Viktoria.  E bija ka deklaruar se Garce ishte mirë deri në orët e fundit të jetës së saj. Familja ndihet e dëshpëruar sepse kanë humbur të zonjën e shtëpisë.

Garce kaloi një jetë të gjallë e të lumtur, ndërsa prej vitit 2005 ka jetuar në një azil duke marrë vëmendjen e mediave britanike sa herë që kishte ditëlindjen.

Në një nga reflektimet e saj të mëparshme ajo rrëfeu kujtimin më të bukur të jetës: “Ishte pikërisht momenti kur u martova me tim shoq. Ishte zotëri i vërtetë, ishim gjithë kohën bashkë dhe e donim shumë njëri-tjetrin”, pati deklaruar Grace.

E dini cili ishte sekreti i Grace për jetëgjatësinë?

Çdo natë pinte uiski dhe ujë. “E nisa këtë zakon që në moshën 50-vjeçare dhe nuk e ndala më. Mjeku më tha: “Garce, vijo të pish uiski, të bën mirë për zemrën”.”

me zemer] 345 111 uuu grg
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.