Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër ka rrëzuar Apelin duke lënë në fuqi dënimin me 10 vjet përjashtim nga Europa dhe një gjobë 1 milionë euro për Skënderbeun.
KAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018 nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA .
Ky komision e kishte shpallur Skënderbeun fajtor për trukim ndeshjesh dhe e kishte përjashtuar klubin për të marrë pjesë për 10 vjet në kompeticionet europiane.
“Në bazë të dëshmive që u parashtruan, paneli i CAS gjeti që KS Skënderbeu ishte përgjegjës për trukimin e ndeshjeve dhe sanksionet e UEFA-s ishin në përpjesëtim të drejtë dhe të justifikuara. Në këtë mënyrë, hedhim poshtë apelimin e klubit dhe mbajmë në fuqi vendimin e dhënë”, e arsyeton vendimin KAS.
Shfaq Komentet (0)