Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Greqi kur një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur tri herë me thikë nga i njohuri i tij.Ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin midis tyre në shtëpi. Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë.
Një 45 vjeçar ka qëlluar tre herë me thikë një 38 vjeç, njëra prej të cilave e ka kapur në pjesën e zemrës.Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetën. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë. Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi. Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia. Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.