Dhimbja e dhëmbëve është e tmerrshme dhe e padurueshme. Shpesh ndodh që të kemi dhimbje të forta natën ose në një moment që e kemi të pamundur të shkojmë tek dentisti. Më poshtë do t´ju tregojmë disa teknika se si mund të ndaloni dhimbjen e dhëmbit në një kohë të shkurtër dhe në kushte shtëpiake.
- Ujë i ngrohtë me kripë
Kripa është një dezinfektues natyral.
Përdorimi:
– Nëse përzieni pak kripë me ujë të ngrohtë, dhe e fusni në dhëmbë, kjo do lehtësojë dhimbjen.
– Përsëriteni këtë proces 3-4 herë, dhe do shpëtoni nga dhimbja.
- Pastë me sodë buke
Zakonisht, kur keni ënjtje dhe dhimbje dhëmbi, soda bukës mund t’ju vijë shumë në ndihmë.
Përdorimi:
– Në pastën e dhëmbëve, thjesht shtoni pak sodë, dhe lani dhëmbët.
– Brenda pak minutash, dhimbja do lehtësohet.
- Aplikoni akull
Të gjithë e dimë që akulli është gjëja e parë që ne marrin dhe aplikojmë, kur kemi ënjtje.
Përdorimi:
– Nëse ndodh që të keni dhimbje të dhëmbit të ënjtur, vendosni akull për 15 minuta dhe përsëriteni disa herë në ditë.
- Qese çaji
Lloje të ndryshme të qeses së çajit, këshillohen për të larguar dhimbjet e dhëmbëve. Çaji i zi njihet për përfitimet e dyfishta, ndërsa çaji i ngrohtë ul ënjtjet.
Përdorimi:
– Nëse vendosni drejtpërdrejtë një qese çaji në dhëmbë, do zvogëloni dhimbjet.
5. Tumeriku
Tumeriku (shafrani i Indisë) njihet për cilësitë e tij fitimprurëse. Është shumë i rekomandueshëm për dhimbjet e dhëmbëve, sepse ka elementë antibakterial.
Përdorimi:
– Ju mund ta shtoni atë në ujin që pini, ose ta përdorni si gargare
- Mendër
Gjethet e mendrës zakonisht janë të rekomanduara për dhimbjet e fytit, por ata japin efekt edhe në dhimbjet e dhëmbit. Aroma e këndshme e saj, largon dhimbjen.
Përdorimi:
– Merrni disa gjethe dhe futini në dhëmb, mbajini për 15-20 minuta, derisa vaji i tyre të rrjedhë në dhëmb.