![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Arrestohet autori i vrasjes në Bulqizë. Bëhet me dije se Fatjon Keta ka rënë në prangat e policisë vetëm pak minuta më parë. Gazetari Enver Doçi raporton se autori i dyshuar, Fatjon Keta, kishte qenë shok me viktimën, Arlind Pasha dhe se shoqëroheshin bashkë çdo ditë.
Po ashtu bëhet e ditur se 22-vjeçari, njihej si njeri problematik në lagje, pasi ushtronte edhe dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve të tij, (Ditën e sotme ka dhunuar nënën dhe motrën). Këta të fundit kishin njoftuar shpesh herë policinë, ndërsa autori pas shoqërimeve lihej i lirë. Po ashtu ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me vete mbante çdo ditë thikë.
Shfaq Komentet (0)