Të gjithë mendonim se i kapëm mat të dy, por nuk qenka kështu. Ose këngëtari me moderatoren kanë vendosur të ‘luajnë’ me mediat rozë dhe të na ngatërrojnë pakëz me postimet e tyre. Së fundmi, Butrint Imeri bëri të qartë se s’po i kalonte pushimet me Kiara Titon duke publikuar për pak sekonda fytyrën e shoqërueses së tij. Dhe kaq mjaftoi që një nga dhjetëra faqet e quajtura ‘Butrint My Love’ të gjente identitetin e vajzës. Aludohet se vajza është Ery Viero, modelja në videoklipin “Dream Girl”. Ery është modele braziliano-italiane dhe studion për arkitekturë dhe urbanistikë.
Shfaq Komentet (0)