![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për 24 personat e arrestuar në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Limit”.
Gjykata ka lënë në burg 21 prej të arrestuarve, ndërsa ka liruar 3 të tjerë, duke caktuar për ta masën “arrest shtëpie”, për arsye shëndetësore. Mësohet se janë lënë në “arrest shtëpie” shtetasit Bektesh Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanËeb” se i arrestuari Agron Manka ka thënë në seancë se ka pranuar të punojë në kapanon hashashi për arsye ekonomike.
“Për arsye ekonomike kam punuar në një kapanon hashashi. Shkoja në këmbë nga Tepelena në Këlcyrë, sepse nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.
Operacioni “Limit” u krye nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku u shkatërruan katër banda kriminale dhe u arrestuan 58 persona, të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera të Evropës.
Trafikantët i siguronin farat e kanabisit në Holandë, i kultivonin në Shqipëri dhe i shpërndanin pastaj në tregjet e vendeve të BE.