- Vendimi i Federatës
Hafizi dëbohet nga Kombëtarja
- Mbrëmë votëbesimi: 109 pro, opozita bojkotoi sallën
Klinton: Bravo Meta
“Jeni burrë shteti dhe i zgjuar”
“Dëshiroj të shpreh urimet e mia për zgjedhjen në postin e Kryeministrit. Tranzicioni paqësor dhe i rregullt i lidershipit, që përjetoi vendi juaj është një shenjë e qartë demokracie”. I është drejtuar Klinton Metës
- Verdikti i drejtësisë
Gazeta fiton gjyqin me Doklen
Gjykata dhe Prokuroria shqiptare dje kanë hedhur poshtë paditë e ngritura nga Namik Dolke dhe Ndre Legisi ndaj gazetarit tonë Artan Hoxha. Tre muaj më parë dy njerëzit e veshur me pushtet na kanë akuzuar për shpifje pasi shkrimit me titull “Legisi e Dokle kontrabandistë”, por vendimi i djeshëm i drejtesisë ka vertetuar plotësisht ate që është shkruar në gazetën tonë.
- Grupi i Pollos shkon në Parlament: Lidershipi reagon ashpër
Reformatorët e PD: Gati përjashtimi
Berisha: Ata përfaqësojnë vetëm bizneset e tyre
Partia Demokratike ka kërcënuar dje me përjashtim nga partia deputetët që morën pjesë në seancën e votëbesimit të qeverisë “Meta”. “PD deklaron se deputetët që shkuan sot në parlament, mekatin e sotem, me shpërdorimin që i bënë votës së demokratëve, humbasin çdo shpresë për t’u t’u kandiduar nga kjo parti si përfaqësues të saj”.