Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ndërsa vijonte seanca plenare e së hënës mori ë fjalën për disa sekonda, por i është drejtuar keq deputetit të PS Jurgis Çyrbja, pasi ky i fundit ka filluar të qeshë në momentin që Gjuzi ka dalë në foltore. Gjuzi përpara gjithë deputetëve ndërsa ka dashur të emërojë seancën ka thënë: “Unë se përdor fjalën zog nëne, por zot nëne. Kështu do ta quaja në këtë seancë”. Kur deputeti Çurbja e ka komentuar mes të qeshurave, jashtë mikrofonit dhe nga vendi ku ishte ulur, Gjuzi i kthehet keq duke e quajtur edhe ‘grenxë xanxare”. “Ça ke qesh zotërote! S’të pëlqen… Se edhe gjatë kohës që folën deputetët ti… grenxa xanxare…”- shprehet Gjuzi.
*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht