Një zjarr ka përfshirë një pikë mbushjeje të bombolave të gazit në qendër të kryeqytetit. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një pikë në rrugën “Myslym Shyri” dhe shkak dyshohet të jetë rrjedhja e një bombole gazi.Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga zjarri ndodhet shumë pranë një pallati, ndërkohë ngjitur ka edhe automjete.
Shfaq Komentet (0)