Pesë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Greqi, duke çuar kështu numrin e të prekurve në 89.
Si rrjedhojë qeveria greke ka forcuar masat kundër koronavirusit duke mbyllur shkollat dhe universitetet për 2 javët në vijim.
Kujtojmë se më herët autoritetet mbyllën shkollat ku kishin pasur persona që mund të kenë pasur lidhje me të prekurit nga koronavirusi.´Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor 2019, duke shënuar deri më tani mbi 3 mijë viktima në mbarë botën e mbi 80 të infektuar.
Shfaq Komentet (0)