Antoneta Dhima, deputetja socialiste e Fierit ka bërë një gafë të rëndë mbrëmjen e sotme, teksa duke dashur të uronte besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, i ka uruar për Krishtlindje.
Në nje lidhje direkte me Fax News Dhima ka thënë se meqë sot është nata e Krishtlindjeve uronte të gjithë besimtarët katolikë “Gëzuar Krshitlindjet” dhe ato t’i gjenin të bekuar në familjet e tyre.
“Me qënë se sot është nata e Krishtindjeve, dua të uroj të gjithë komunitetin katolik, gëzuar Krishtlindjet. Qofshin të bekuara dhe kalofshin mirë me sa më pak pasoja të kalojë kjo pandemi me sa më pak pasoja në të gjithë botën”, u shpreh deputetja e PS Antoneta Dhima.
Edhe pse spikerja e korigjoi duke i thënë se ishte festa e Pashkëve, deputetja vazhdoi të uronte besimtarët për Krishtlindje.