AKU, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Dritan Sejko ka urdhëruar marrjen e mostrave në mënyrë të menjëhershme në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi.
Analizat e marra nga këto subjekte do ti nënshtrohen analizave në Institutin e Sigurisë Ushqimore veterinare për përmbajtje të vajit të palmës.
Urdhri është lëshuar menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga një emision investigativ ku rezultonte se në etiketat e produkteve të bulmetit mungonte deklarimi i përmbajtjes së vajit të palmës.
Në njoftim thuhej se operatorët e biznesit ushqimor, produktet e të cilëve do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë, do të merren masa konform legjislacionit në fuqi.
AKU ka bërë thirrje që qytetarët të denoncojnë çdo rast të konstatimit të produkteve që nuk janë konform parametrave të përcaktuar çdo rast të konstatimit të produkteve që nuk janë konform parametrave të përcaktuar.