Ndodh edhe kështu, një infermiere në Rusi u ka shërbyer pacientëve meshkuj vetëm me të brendshme në një repart të Covid-19, duke u treguar kështu të gjithë trupin e saj.
Nga fotoja e bërë virale në mediat e huaja infermierja shihet se është e veshur vetëm me të brendshme, ndërsa sipër mban vetëm një mushama transparente, si edhe maskë kirurgjikale dhe syze mbrojtëse. Kjo foto e infermieres ruse është bërë virale në rrjet, por pacientët nuk kanë pasur ankesa nga veshja e saj.
Por pavarësisht kësaj shefi i spitalit ka reaguar duke e ndëshkuar infermieren për veshjen e saj, për shkak se nuk është në përputhje me uniformën e duhur të personelit shëndetësor.
Ndërsa ajo vetë ka thënë se nuk e ka kuptuar që përparësja e saj ishte kaq transparente sa t’i dukeshin të brendshmet…