Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i akuzuar si një nga autorët e dhunimit dhe vrasjes së students greke, Eleni Topaloudi.
Mediat greke shkruajnë sot se, gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë. Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.
Pak ditë më parë, shqiptari Aleksandër Luca deklaroi se ishte rrahur dhe përdhunua në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër.
“Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka thënë i riu shqiptar para policisë, ndërsa shtoi se kur u zgjua pas dhunës ishte pa pantallona dhe mbathje.
Shfaq Komentet (0)