Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëe të fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit. Ndërkohë, 9 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 1,064.
Shfaq Komentet (0)