Dyshja e dashur për publikun Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë dy ditë më parë. Lajmi u bë me dije nga çifti përmes një postimi në ‘Instagram’ ku zbuluan dhe emrin e veçantë të vogëlushit, të cilin e pagëzuan me emrin Krid.
Klea së fundmi ndau një tjetër foto pranë Kridit, ku shfaqet duke mbajtur dorën e vogëlushit. Postimin moderatorja e shoqëroi me këngën ‘Tu me cambiaste la vida’ nga Rio Roma, që në shqip do të thotë ‘Ti më ndryshove jetën’.
Shfaq Komentet (0)