Këtë fundjavë presidenti Ilir Meta është larguar nga rutina dhe ka përzgjedhur Gjirin e Lalzit për të pushuar. Përmes postimeve në rrjetet sociale, presidenti Meta tregoi se të shtunën e kaloi duke bërë xhiro me pedalone në det, ndërsa të dielën e ka mbyllur me një ndeshje futbolli.
Në një video të postuar në Facebook, ai thotë se po e mbyll fundjavën me energji pozitive, ndërsa promovon frymën e ekipit. Meta shprehet se në një ndeshje futbolli është mirë kur shënon vetë, por më mirë akoma nëse shënojnë shokët.
STATUSI I PLOTË
Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/943344052745887/?t=0