Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar në rrjetet sociale disa foto ku kryebashkiaku Erion Veliaj në takimet më të fundit shfaqet pa maskë dhe nuk mban distancim social, duke mos zbatuar kështu rregullat kundër përhapjes së COVID-19.
Vasili shtron pyetjen se pse Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kaq shumë frikë të gjobisë kryebashkiakun e Tiranës, teksa nga ana tjetër fajësohen qytetarët .
STATUSI NGA PETRIT VASILI
Pse Ministrja ka kaq shume frike te gjobise Kryetarin e Bashkise???
Shihni keto foto se eshte surrati i shtetit ne to!
Nuk respekton distancen si dhe pa maska,keshtu dhunon cdo rregull te Pandemise ky Kryetari i Bashkise,
por Ministrja e Shendetesise ka frike shume shume te madhe dhe nuk e gjobit dot per qamet.
Dhe pastaj japin keshilla ne FB, vene edhe gjoba me polici perkrah.
Dhe pastaj fajin e ka populli.
Dhe pastaj fajin e ka biznesi dhe e gjobitin.
Cfare te paturpesh!!
Shihini keto foto, qe jane pasqyra e surratit te shtetit armik me njerezit e thjeshte dhe lëpirës me njeri tjetrin.
Prandaj asnje as nuk i beson dhe as i degjon keta!!