Në studimin e publikuar nga studiues të universitetit britanik të Stanford në revistën shkencore ‘Science’ thuhet se devijimet imunologjike dhe mangësitë brenda një mostre bëjnë dallimin mes rasteve të rënda me COVID-18 dhe atyre më të buta.
Zbulimet thonë se dallimi ka të bëjë kryesisht me sistemin e lindur imunitar evolucionar të pacientit, i cili është përgjegjës për pikasjen dhe eliminimin e viruseve apo patogjenëve të dëmshëm dhe rrjedhimisht reagimin ndaj infeksionit COVID-19.
“Zbulimet tregojnë sesi sistemi imunitar keqfunksionon gjatë infeksionit të koronavirusit dhe kjo shkakton gjendje të rëndë të sëmundjes,” tha autori i studimit Bali Pulendran, profesor patologjie e mikrobiologjie në Stanford pas ekzaminimit të reagimeve imunitare të 76 njerëzve të infektuar me koronavirus dhe 69 individëve të shëndetshëm.
Studiuesit zbuluan se në rastet e rënda të sëmundjes COVID-19 pacientët zotëronin “nivele të larta molekulash që nxisin inflamacionet.” Tre nga këto molekula janë lidhur me sëmundjet inflamatore të mushkërive, por sipas studimit “nuk ishin dokumentuar më parë në infeksionin e COVID-19.”
“Këto molekula dhe receptorët e tyre përfaqësojnë për ne objektiva interesantë terapeutikë në luftën kundër COVID-19,” tha Pulendran.