Shorti i ka buzëqeshur Tiranës. Bardheblutë tani nuk do të luajë për raundin e tretë të Europa League, por automatikisht do të luajë fatet e saj në Play-Off. Teksa u hodh shorti në Nion të Zvicrës u përcaktuan dy ekipet që do të shkonin menjëherë në Play-Off, pa pasur pengesa në turin e tretë të Europa League.
Tirana ishte ekipi i pare dhe më pas do t’i bashkohet edhe Ludogorets që mbërrijnë menjëherë në “Play-Off”.
Fati nuk e donte në turin e dytë të “Champions League” atje ku Tirana humbi padrejtësisht ndaj Crevena Zvezdës, megjithëse luajti më mirë sesa kundërshtari. Por gjithçka i është rikthyer në “Europa League”, duke sjellë edhe festë në kampin e bardhebluve.
Shfaq Komentet (0)