Futbollisti më i famshëm në botë Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga federata portugeze e futbollit, me të cilën Ronaldo gjendet i grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Si pasojë e infektimit Ronaldo do të humbasë ndeshjen e së mërkurës që zhvillohet kundër Suedisë. Sipas federatës portugeze Ronaldo është asiptomatik, ndërsa për momentin ndodhet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Kujtojmë se Ronaldo luajti dy ditë më parë në Francë në barazimin 0-0 teksa nesër do të mungojë në sfidën Portugali-Suedi.
Shfaq Komentet (0)