Megjithëse u tha se do të mbyllej ditën e nesërme, ndalimi i qarkullimit të makinave në “Sheshin Shqiponja” është shtyrë për ditën e hënë.
Ndalimi i qarkullimit të mjeteve është bërë për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe te zona e Astirit. Autoritetet rekomandojnë që automjetet që vijnë nga Durrësi të përdorin rrugën e Ndroqit. Ndërsa ato nga Rrogozhina të përdorin rrugën nga Elbasanit.
Pritet që nesër ARRSH dhe policia të kënë një njoftim zyrtar në lidhje me devijimin e qarkullimit rrugor, në mënyrë që të lehtësohet trafiku në nyjet kryesore.
Shfaq Komentet (0)