Kryesore

FOTO/ Tmerri në Londër, prangosen 12 persona në një kullë, policia i shtrin në tokë

15:00 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia londineze ka vënë në pranga 12 persona. Ata dyshohet se kanë lidhje me sulmet terroriste që tronditën një natë më parë Londrën.

Gjatë një aksioni të ndërmarrë në lindje të Londrës, policia ka bastisur një kullë.

Policia e armatosur kontrolloi banesën Elizabeth Fry në Barking, në lindje të Londrës, ku një nga terroristët besohet të ketë jetuar në një nga hyrjet e katit të parë.

Kompleksi u bllokua dhe u vu re që kishin prangosur disa persona, dhe i kishin lënë me fytyrë poshtë në tokë.

 

SULMI

Ka shkruar në shtatë numri i të vdekurve në sulmin terrorist në Londër dhe 48 të plagosur. Ky është bilanci i sulmeve në Londër, që ndodhën natën e mbrëmshme.

Shefja e Policisë Metropolitane, Cressida Dick, ka thënë se shtatë civilë kanë vdekur në sulm, dhe të paktën 48 të tjerë janë plagosur, transmeton Express.

Dick ka thënë se po ashtu tre sulmuesit janë vrarë nga policia gjatë sulmit.

Sipas Daily Mail deri më tani janë shpërndarë fotot e dy atentatorëve të shtrirë në rrugë, para Borough market, njeri prej tyre është mbështjellë me eksplozivë, ndërsa tjetri mban veshur një fanellë të Arsenalit.

Sulmi i parë u shënua në ‘Urën e Londrës’ ku një furgon kaloi në trotuar dhe mori përpara dhjetëra kalimtarë.

Sulmi i dytë u shënua në Borough Market, ku pati të shtëna me armë, pasi policia ekzekutoi 3 terroristët.

Sulmi i 3-të u raportua në Vauxhall, por ende nuk është konfirmuar të jetë terrorist.

 

Çfarë thanë dëshmitarët

Dëshmitarët e sulmit të mbrëmshëm kanë rrëfyer për BBC për atë që e kanë parë gjatë sulmit terrorist në Londër, duke thënë se sulmuesit kanë bërtitur “kjo është për Allahun” para se ta thernin disa herë me thikë një grua.

Eric, dëshmitar i sulmit, ka thënë për BBC se tre persona dolën nga furgoni dhe filluan t’i sulmonin njerëzit nëpër rrugë, transmeton Express.

“Tre burra dolën nga furgoni dhe filluan t’i sulmonin njerëzit në rrugë. Teksa po ecnin poshtë shkalleve dhe po vraponin drejt njerëzve, atë bërtisnin ‘kjo është për Allahun,’” ka thënë ai.

Në sulm u vranë shtatë persona dhe u plagosen 48 të tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.