Kryesore

Apeli i Vlahutin: Refuzoni çdo presion mbi blerjen e votës. Aplikacion, për të denoncuar abuzimet

11:57 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Refuzoni çdo presion mbi blerjen e votës me para apo favor tjetër.
Qytetarët të jenë vigjilentë për çdo element që tenton të abuzojë me procesin”. Ky është apeli i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, në një kohë që kanë mbetur edhe 20 ditë nga zgjedhjet, në një takim që ka pasur me shoqërinë Civile në Shkodër.

“Çdo qytetar duhet të jetë vigjilent ndaj çdo elementi që tenton të abuzojë me procesin. Gjërat që janë të papranueshme. Zgjedhjet parlamentare janë tejet të rëndësishme. Ka të bëjë me të ardhmen 4 vjeçare të vendit. Çdo lloj presioni apo transaksioni mbi blerjen e votës me para në dorë apo favor tjetër, duhet refuzuar”, – nënvizoi më tej Vlahutin.

Në këtë proces, shoqëria civile ka përgjegjësi më të madhe për të raportuar e monitoruar këto abuzime.  “Për ne është përparësi financat publike dhe administrata. Është e rëndësishme të shohim nëse ka pasur abuzime”.

Aplikacioni

Duke vijuar më tej, Vlahutin ka shtuar: “Ne po planifikojmë si komunitet ndërkombëtar të monitorojmë zgjedhjet. Sa i përket ditës së zgjedhjeve dhe numërimit do kemi ekipe të shpërndarë kudo për këtë proces. Kjo do të jetë si pjese e vëzhgimit OSBE/ ODHIR.  Do të ketë edhe një ekip eurodeputetësh të PE-së në disa zona te vendit. Do ketë edhe një aplikacion që përmes celularit të denonconi abuzimet”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.