![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
![](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2017/02/IMG_1136-1024x683-300x200.jpg)
Dy aleatet kryesorë në qeverisje Edi Rama dhe Ilir Meta zhvilluan mëngjesin e kësaj të mërkure një takim rreth 60 minuta kokë më kokë në Kryesine e Kuvendit. Te dy politikanet e lartë nuk kane bere te ditur asgjë për bisedën e zhvilluar mes tyre, por ajo vjen dy dite pas akuzave të Tom Doshit se Meta ka paguar për vrasjen e tij e kur opozita ka kërkuar largimin e kryeparlamentarit. Por ndërsa njoftimet zyrtare për bisedën mungojnë, pas largimit të Ramës nga kryesia, Meta nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment teksa u shfaq para medias me homologen e Parlamentit të Serbisë. Pak më vonë, ai ka thirrur me urgjencë në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit të gjithë ministrat e LSI: Ministrin e Drejtësisë Nasip Naco, Ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto, Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe Ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Por bashke me përfaqësuesit ne qeveri, Meta ka mbledhur edhe deputetët e partisë së tij. Kamerat nuk janë lejuar të ndjekin këtë takim te befasishëm, që zhvillohet ne kohen kur Prokuroria ka nisur hetimet PR akuzat e Tom Doshit për një skenar vrasjesh ku sipas tij është implikuar dhe kreu i kuvendit. Ndërkohë Meta po përballet edhe me kërkesën për mocion shkarkimi ndaj tij, të bërë nga Partia Demokratike